Tre yjet nga Kosova, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e Granit Xhaka, sonte luajnë me skuadrat e tyre në top-pesë ligat e Europës.
Lille i Edon Zhegrovës pret në shtëpi skuadrën e Lyonit për ndeshjen e vlefshme në Ligue 1, raundi i 10-të, me fillim nga ora 21:00.
Duke parë formën e tij fantastike me fanellën e klubit francez, Zhegrova pritet që të jetë startues.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi sonte luan mysafir ndaj Alavesit dhe futbollisti kosovar synon të realizojë gol për t’i ndihmuar ekipit të tij.
