Edon Zhegrova mund t’ia ketë siguruar Lilles kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Ligue 1 ishte duke humbur 1-0 në ndeshjen kthyese, përkundër se e kishin fituar takimin e parë 2-0 përballë Slavia Pragës.
Por, pjesa e dytë ngjalli Lillen, që kërkonin me çdo kusht barazimin e rezultatit.
Këtë e arritën falë Edon Zhegrovës, që realizoi një super gol në minutën e 77-të.
Reprezentuesi i Kosovës u asistua nga Jonathan David, duke lëshuar më pas një goditje nga distanca në anën e majtë të portierit kundërshtar.
Por, Slava Pragës e ka rikthyer epërsinë në 2-1, por që Lille ka avantazhin në 3-2 nga rezultati i përgjithshëm ndërsa kanë mbetu më pak se pesë minuta nga loja e rregullt./Telegrafi