Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edita Tahiri: Tokat i shkuan Manastirit, po Kurti ku do të shkoj?

Edita Tahiri: Tokat i shkuan Manastirit, po Kurti ku do të shkoj?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri në profilin e saj në Facebook, ka komentuar vendimin e Qeverisë lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.

Përmes postimit, Tahiri ka bërë ironi duke pyetur se ku do të shkojë Kurti, pasi tokat iu dhanë Manastirit të Deçanit.

“Tokat i shkuan Manastirit po Kurti ku do te shkojë…”, ka shkruar Tahiri.

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën. Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

 

/TV Arbëria