Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën se që nga paslufta, Kosova ka dëshmuar pjekuri demokratike në shumicën e zgjedhjeve kombëtare.
“Që nga paslufta, Kosova ka dhënë provimin e demokracisë, pothuajse në të gjitha zgjedhjet kombëtare. Ndryshimi po shihet sot në fjalorin politik, i cili po bëhet më polarizues, madje edhe fyes,” tha Tahiri.
Duke folur për situatën e tanishme politike, ajo vlerësoi se pas zgjedhjeve të shkurtit, vendi po kalon një krizë të thellë.
“Sot Kosova është në një gjendje shumë të rëndë, e bllokuar për gati një vit – partia fituese, Vetëvendosje, nuk pati aftësi të krijojë një koalicion,” theksoi ajo.