Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Edita Tahiri: BE njohu pasaportat ilegale serbe meqë Kurti e la Veriun pa sovranitet, në kohën tonë s’guxuan

Extra AL PVC

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se Bashkimi Evropian e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë dhe ka cenuar sovranitetin e Kosovës të konfirmuar nga Gykata Ndërkombëtare për Drejtësi, kur ka vendosur për njohjen e pasaportave ilegale të lëshuara nga Serbia për serbët lokalë të Kosovës.

Shkruan: Besnik Velija

Në një bisedë për Gazeta Express, Tahiri ka thënë se faj në këtë mes ka edhe Qeveria Kurti që sipas Tahirit ka dështuar për të mbrojtur sovranitetin në Veri.

“BE-ja ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për lëvizje të lirë si dhe ka cenuar sovranitetin shtetëror të Kosovës të konfirmuar ligjërisht nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi. Mirëpo këtij akti të dëmshëm të BE-së i ka paraprirë dështimi i Qeverisë Kurti për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë në pjesën veriore”, ka deklaruar Edita Tahiri

Tahiri tutje ka thënë se qeveritë e kaluara dhe vetë si kryenegociatore e kishin shtrirë sovranitetin në Veri, duke vendosur institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe auoritetet e Kosovës nëpër pika kufitare dhe gjithashtu edhe integrimin e serbëve lokalë dhe shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, Tahiri thotë se sot Qeveria Kuerti e ka dështuar sovranitetin në Veri të arritur me shumë mund përmes marrëveshjeve të Brukselit.

Ish shefja e ekipit negociator, thotë se sot nën qeverisjen e Kurtit s’ka institucione të Kosovës, ka prani të shtuar të KFOR-it dhe se kanë mbetur vetëm disa kryetarë komunash, por sipas saj pa struktura komunale.

“Qeveria Kurti në vend se t’i mbajnë këto insitucione në veri dhe ta mbrojnë sovranitetin, sot asnjë nga institucione nuk ekzistojnë në veri, pra nuk ka sovranitet, ajo çka ka është rritje e prezencës së KFORIT, pastaj serbët e veriut kanë braktisur inditucionet e Kosovës, kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në veri, kështu që s’kemi struktura komunale që veprojnë, hiç aty disa kryetar komunash por pa struktura konunale”, ka deklaruar Tahiri për Gazeta Express.

Tahiri thotë se BE-ja duke parë një realitet të tillë në Veri pa sovranitetin e Kosovës, ka marrë vendimin për heqjen e vizave për serbët lokalë përmes njohjes së pasaportave ilegale të lëshuara nga Serbia.

Tahiri thotë se ka pasur përpjekje nga BE t’i njohë pasaportat ilegale edhe në kohën kur kanë qeverisur partitë e tjera, por thotë se s’kanë guxuar, meqë thotë se qeveritë atë kohë e kishin bërë fakt juridik dhe praktik sovranitetin në Veri.

Tahiri në fund thotë se Qeveria Kurti e ka mbyllur gojën dhe s’po flet, meqë siç thotë Tahiri, ndërkombëtarët “ia kanë thënë” Kurtit që ka dështuar në Veri sa i përket sovranitetit.

“Mendoj se BE-ja duke e parë realitetin në veri pa sovranitetin e Kosovës si reagim mori këtë vendim. Ne fakt ka pasur tendenca nga BE edhe në kohën e qeverisjes tonë që të provoj ti njohë pasaportat ilegale ne veri por nuk ka guxuar ta marrë një vendim të tillë sepse në qeverite tona e kishim bër fakt juridik dhe praktik sovranitetin në Veri. Kjo qeveri e Kurtit e mbylli gojën perballë këtij veprimi të dëmshëm të BE sepse ishte e vetëdijshme për dështimin e sovranitetit ne veri! Jam e bindur që partnerët e BE ua kanë thënë kët realitet të hidhur”, na përfunduar Tahiri.

Lidhur me këtë vendim të BE ka pasur reagime nga krerët e shtetit. Presidentja Osmani e ka adresuar edhe si shqetësim në takimim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier. Ndërsa kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se e kanë paralajmëruar BE-në që një vendim i tillë s’çon në rrugë të mirë, por sipas saj, duket që në BE ka akterë që duan ndarjen e pakicave në Kosovë dhe jo integrim të tyre.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...