Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Edi Rama uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Edi Rama uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ai tha se ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

“Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve  të Kosovës” – ka shkruar Rama në Facebook.

Qytetarët nga Kosova nga sot do të mund të udhëtojnë në zonën Schengen, pa pasur nevojë për t’u pajisur me viza. Ky vendim u nënshkrua më 19 prill nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.

/TV Arbëria

Themes by WordPress