Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edi Rama takohet në Bruksel me Presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa

Edi Rama takohet në Bruksel me Presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar në Bruksel shefin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi.

“Bruksel, Takim me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa”, shkruan kryeministri Rama.

Në mbrëmje liderët e rajonit do të jenë së bashku në një darkë informale me krerët e rinj të BE-së.

Ky takim vjen para zhvillimit të samitit mes shteteve të BE-së dhe atyre të rajonit që mbahet më 18 Dhjetor në kryeqytetin belg. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit Europian të rajonit tonë.

Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit. Këtë traditë pritet ta ruajë edhe presidenti i ri i Këshillit Europian./vizionplus.tv