Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edi Rama në homazhe për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

Edi Rama në homazhe për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë homazhet për nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Homazhe do të zhvillohen edhe në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku për dy orë pritet të nderohet nga bashkëqytetarët shkodranë, përpara se të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e qytetit.