Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Edi Rama nderohet me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me medaljen më të lartë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, një dekoratë që mban emrin e themeluesit të këtij shteti, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Nderimi i është akorduar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si shenjë vlerësimi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për rolin e Kryeministrit Rama në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në një reagim publik, Rama u shpreh thellësisht i prekur nga ky vlerësim, duke e cilësuar atë si respektin më të madh që i është bërë ndonjëherë një kryeministri shqiptar. Ai theksoi se medaljen e pranon me përulësi dhe krenari në emër të Shqipërisë, duke shprehur mirënjohje për Presidentin e Emirateve dhe për miqësinë e tij ndaj popullit shqiptar.

Kryeministri gjithashtu e konsideroi këtë nderim si një vlerësim për të gjithë shqiptarët që i kanë besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.