Shkruan: Afrim Kasolli
Edi Rama ndodhet në pozicionin e tij më të palakueshëm politik prej se është në krye të Qeverisë Shqiptare. Pushteti i tij në mandatin e katër të qeverisjes është lëkundur më shumë se asnjëherë tjetër më parë. Shqipëria ka hyrë në ditën e 15-të të protestave masive kundër modelit të deri tanishëm qeverisës.
E tëra filloi nga kundërshtimi i banorëve lokal në qytetin e Vlorës kundër një projekti luksoz turistik që thuhet se do të jetë në pronësi të vajzës së Presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe dhëndrit të tij Jared Kushner. Motivet e asaj proteste u tha se janë të nxitura nga shqetësimet legale për pronat e deri te ato ambientaliste për zonën e Zvërnecit dhe Sazanit. Kryeministri Edi Rama, i shpërfilli këta zëra kundërshtues duke u zotuar se për aq kohë sa ai do të jetë në krye të Qeverisë së shtetit shqiptar ky investim nuk ka gjasa të ndalet.
Ndërkohë, para syve të qytetarëve shqiptarë u panë skena brutale se si roje private të një kompanie fantome i kidnaponin qytetaret duke i tërhequr zvarrë, në prezencë të policisë së shtetit. Kjo ngjarje i dha zjarr zemërimit të heshtur popullor, i cili siç duket qëndronte i tulatur, por nuk kishte si të kanalizohej nga partitë formale në atë shtet. Me këtë rast, vala e protestave u zhvendos në sheshet e Tiranës , nën formën e “Revolucionit të Flamingos” simbol i species që rrezikon të zhduket nga tjetërsimi i habitatit të tyre natyror në atë zonë. Kjo ngjarje e ekspozoi dobësinë e Edi Ramës.
Por sikur të mos mjaftonin ky zemërim qytetar në anën tjetër SPAK-u, është bërë më aktiv se çdo herë tjetër. Para pak dite me Prokuroria e Posaçme dha urdhër arreste për qindra miliona euro pasuri të sekustrurara. Ky “aksion hedh dritë mbi gjurmët e parave të drogës në projektet e mëdha të ndertimit të qeverise “Rama” në Tiranë dhe bregdet, përfshirë edhe resortin në Zvërnec”. Sipas meidumit Reporter. al, bëhet fjalë për tjetërsime masive të pronave nën emërin e biznismenit kotnravers Artur Shehu, që jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, i njëjti organ i aktakuzës është duke gjurmuar pastrimin e pareve të krimit edhe në ndërtimin kullave të betonit në Tiranë. Për më shumë para pak ditë u sekuestrua vila e ish ministres Belinda Baluku në Dhërmi. Kurse “byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në Shqipëri ka ushtruar kontrolle edhe në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane, me urdhër të GJKKO-së, në kuadër të një megaoperacioni të SPAK-ut kundër grupeve kriminale. Ai hetohet për dyshime mbi pastrim parash dhe lidhje me investime të dyshuara të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Veprime të tilla paralele më shumë se asnjëherë tjetër e kanë ekspozuar modelin qeverisës së të Edi Ramës. Ato po tregojnë se simboli i zhvillimit që ai e ka proklamuar dhe propaganduar më të madhe, nuk paska qenë asgjë tjetër pos maskim i një krimi masiv. Sot Shqipëria është një vend autokratik ku pushteti i ka dhënë vetes luksin që edhe shoqërinë, ekonominë, natyrën dhe ambientin t’i trajtojë si pronë të një klani të mbyllur.
Prandaj, ajo që po ndodh sot në sheshet e Tiranës nuk është asgjë tjetër, pos revoltë civile ndaj kësaj pengmarrje kolektive. Me një lëvizje pa liderë, pa identitet ideologjik dhe pa përkatësi partiake, kur njerëzit veprojnë thjesht se bashku të nxitur nga spontaniteti për demokraci.