Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot nga Haga, jam i prekur

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot nga Haga, jam i prekur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi.

Në një postim në rrjetet sociale Facebook, Rama ka shkruar se është prekur nga dhurata e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së.

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës”.

“Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, ka shkruar Rama.