Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Edi Rama interviston Arbana Osmanin: Tregon për herë të parë se si u njoh me bashkëshortin

Edi Rama interviston Arbana Osmanin: Tregon për herë të parë se si u njoh me bashkëshortin

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë folur për herë të parë për njohjen e tyre.

Teksa ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, Arbana tha se janë njohur në television ku kanë punuar bashkë dhe lidhja e tyre erdhi natyrshëm. Sipas moderatores, asnjëri prej tyre nuk po kërkonte dashurinë në atë periudhë.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”-tha ajo.

Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.
“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”

Powered by WordPress