Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Edi Rama i ‘thur lavde’ Ali Ahmetit: Ajo që ka bërë për shqiptarët është leksion për brezat që vijnë

Edi Rama i ‘thur lavde’ Ali Ahmetit: Ajo që ka bërë për shqiptarët është leksion për brezat që vijnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në profilin e tij për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, duke thënë se atij mund t’i bëhen kritika të shumta brenda vendit, por thotë se ajo që ka bërë Ali Ahmeti me përparimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për afirmimin e tyre si të barabartë është një leksion historik për të gjithë brezat që vijnë dhe kanë interes për artin e politikës.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë dhe për këdo që ka interes për artin e politikës”, ka shkruar Rama.

Ai tutje ka bashkëngjitur fotografinë e Ahmetit bashkë me Talat Xhaferin, në prag të krijimit të Qeverisë teknike që do të drejtohet për herë të parë nga një shqiptar.

Rama ka thënë se fotografisë në fjalë i shkon përshkrimi se “djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”

“E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët!”. Kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, ka shkruar Rama. /TV Arbëria

Powered by WordPress