Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Edi Rama i padëshiruar në Selanik”, nacionalistët grekë paralajmërojnë …..

“Edi Rama i padëshiruar në Selanik”, nacionalistët grekë paralajmërojnë …..

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu rikthye më 26 tetor takimeve me diasporën, duke u ndalur në Nju Jork, ndërsa turi do të vijojë të dielën në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik.

Por shefi i qeverisë shqiptare duket se nuk do të ketë në kryeqendrën e veriut grek të njëjtën pritje që pati në Athinë më 12 Maj. Kjo pasi nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se do ta presin Ramën me një protestë ditën e diel në Selanik.

Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në website-n e tyre zyrtar.

Në këtë njoftim takimi i Ramës me bashkatdhetarët konsiderohet si shpallje sfide nga Balli Kombëtar, që rendit në listën e arsyeve për të protestuar edhe burgosjen e Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 Majit.

“Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik. Prania e tij vetëm pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhja e tij me çdo iniciativë antihelene (marrëdhëniet me Erdoganin), burgosja e Belerit dhe vendosja e një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë. Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. Balli Kombëtar bën thirrje për t’i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ballit Kombëtar./a2cnn/

Powered by WordPress