Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Edi Rama fiton gjyqin e katërt ndaj Sali Berishës

Edi Rama fiton gjyqin e katërt ndaj Sali Berishës

Gjykata e Tiranës e ka gjetur fajtor për shpifje për të katërtën herë Sali Berishën pas një tjetër padie nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Top Channel, gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e dhënë paraditen e së premtes, e ka cilësuar si shpifës postimin në Facebook të Berishës, të datës 29.10.2018.

Ajo ka dhënë vendim për pranimin e pjesshëm të padisë për sa i përket masës së dëmshpërblimit. Duke akorduar një pagesë dëmi 50.000 lekë në një kohë kur avokatët e kryeministrit kërkonin 100 mijë lekë.

Gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e saj po ashtu kërkon përgënjeshtrimin e postimit të Berishës.

Ish-kryeministri publikoi një mesazh duke pretenduar se ia kishte nisur një qytetare, ku sipas saj ish-kryebashkiaku Durrësit, Vangjush Dako i dërgonte Ramës para me valixhe.

Në të shkuarën kryeministri Edi Rama ka fituar edhe tre procese të tjera gjyqësore për shpifje ndaj Sali Berishës.

Sikurse janë gjetur nga gjykata fajtorë për shpifje ndaj tij edhe Lulzim Basha, Albana Vokshi, Arben Imami dhe Jorida Tabaku.

/TV Arbëria

Themes by WordPress