Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edi Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Edi Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte edhe matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Pas kësaj fitore ka reaguar kryeministri Edi Rama, teksa postuar një foto të tabelës së grupit E, ku Shqipëria renditet e para me 14 pikë, Rama falenderon kuqezinjtë.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkruan Rama duke shtuar “Ëndrra vazhdon”.

/TV Arbëria