Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Edi Rama e prezanton si të re çantën e para katër viteve të “Louis Vuitton” me simbolet e flamurit kombëtar

Edi Rama e prezanton si të re çantën e para katër viteve të “Louis Vuitton” me simbolet e flamurit kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë “zakon” huqjet e shpeshta në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar gjatë ditës së shtunë në rrjetin social Facebook disa fotografi të një çante të nxjerrë në treg nga marka franceze e modës “Louis Vuitton”, e dizajnuar me simbole të flamurit kombëtar.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton, flamuri më i bukur në botë”, shkroi kryeministri shqiptar në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Në fakt, kjo çantë nuk është e re, pasi ajo është hedhur në treg me këtë dizajn nga shtëpia franceze e modës afro katër vite më parë.

Një gjë e tillë ishte njoftuar nga faqja e shitjeve, HighsNobiety, e cila u kishte treguar vizitorëve se mund ta porosisnin këtë çantë dore për 9900 dollarë apo afro 9300 euro.

Themes by WordPress