Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe Zveçani anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Edhe Zveçani anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Komuna e Zveçanit është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Në njoftimin e kësaj partie është theksuar se votimi është bërë me iniciativën e asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zveçani është bërë komuna e katërt në veri të vendit e anëtarësuar në Asociacionin e Komiunave të Kosovës, pasi ditë më parë të njëjtin vendim e morën Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

/TV Arbëria