Edhe gjatë ditës së sotme janë parë forca të shtuara të KFOR-it, tek Ura e Ibrit, shkruan TV Arbëria.
Raportohet se këta trupa janë vendosur rreth orës 10.30 të mëngjesit.
Trupat që po qëndrojnë atje krijuan dy kordona në anën veriore dhe jugore të urës dhe rreth tridhjetë prej tyre u pozicionuan me pajisje të plota, ndërsa kalimi për këmbësorët ishte i papenguar.
Kjo ka ndodhur edhe disa ditë më parë, ku arsyetimi ishte se trupat e KFOR-it po kryejnë disa trajnime.
Për më shumë ndiqni pamjet në vazhdim nga Kosovo online:
Foto nga Radio Evropa e Lirë