Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Edhe Shqipëria shpalos fanellat e reja

Edhe Shqipëria shpalos fanellat e reja

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë Macron të premten kanë zbuluar fanellat e reja që do ta shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ato për herë të parë do të përdoren të hënën më 27 mars, kur kuq e zinjtë e drejtuar nga përzgjedhësi Silvinjo do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit.

Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares.

Gjithashtu i qartë është edhe mesazhi në mbështetje të mjedisit: uniformat janë realizuar tërësisht nga “Eco Fabric”, një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar kështu filozofinë e gjelbër të FSHF-së dhe Macron.

Llojet e fanellave janë tri për ndeshjet në shtëpi, në udhëtim dhe ajo e treta.

/TV Arbëria

Powered by WordPress