As për herë të 41-të nuk është konstituuar me sukses Kuvendi i Kosovës.
Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit kanë dështuar të zgjidhen edhe për tentimin e 41-të me radhë.
Partitë e opozitës së fundit parlamentare nuk kanë propozuar anëtarë të komisionit për votim të fshehtë, teksa kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari “të kthehet në rendin e ditës dhe mos ta shkelë Kushtetutën”.
Pro për komisionin kanë votuar vetëm 54 deputetë.