Çdo moment vijnë pamjet e tmerrshme nga Turqia dhe Siria sot gjatë tërë ditës, pas dy tërmeteve katastrofike në të cilat, sipas raportimeve të para, kanë vdekur mbi 1.600 njerëz.
Shpëtimtarët vazhdimisht janë duke nxjerrë kufomat dhe të plagosurit nga gërmadhat, derisa disa qytete janë shkatërruar plotësisht.
Pamjet e para nga epiqendra e tërmetit, shkatërrim i madh në Kahramanmaras.
Sipas të dhënave të ueb-faqes EMSC, edhe një tërmet i ri me forcë prej 5,5 të shkallës së Richterit ka ndodhur në afërsi të Stambollit.
Tërmeti i ri ka ndodhur në orën 15:03 sipas kohës lokale. /TV Arbëria
❓ Can #earthquakes be predicted? No. Seismologists can estimate the seismic hazard (the probability of ground shaking due to #earthquakes) in a time windows of decades used by engineers to design safe buildings. Educational video by @EarthScope_sci👇https://t.co/rUzqcWW953
— EMSC (@LastQuake) February 6, 2023