Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe një medalje nga Rostami, e 9-ta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Edhe një medalje nga Rostami, e 9-ta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Dita e sotme ishte e Kianoush Rostamit. Peshëngritësi e siguroi edhe medaljen e dytë personale dhe të nëntën për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.

Paraprakisht, Rostami sot i ngriti me sukses 166 kilogramë peshë në shkëputje për ta fituar kështu medaljen e argjendtë në “Taranto 2026”, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, ai ishte përsëri i suksesshëm duke e fituar një tjetër medalje të argjendtë.

Edhe një. MEDALJA e 9-të, e dyta e argjendtë dhe e dyta nga peshëngritësi Kianoush Rostami”, shkroi Komiteti Olimpik i Kosovës në rrjetet sociale.

Paraprakisht, xhudoja ia solli pesë medalje Kosovës, ndërsa nga një tjetër boksi dhe karateja.

Prej tyre, 2 janë të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta.