Pas huazimit të Matheus Cunhas, i cili do të bëhet transferim i përhershëm në verë te Wolverhamptoni, ky i fundit është afër t’ia marr Atletico Madridit edhe një tjetër lojtarë.
Wolves do ta bëjë permanent transferimin e Cunhas për 50 milionë euro në verë, ndërsa tani po kërkon edhe mbrojtësin brazilian Felipe.
Atletico Madridi dhe Wolves do të jenë në kontakte përsëri për ta mbyllur marrëveshjen gjatë 24/48 orëve të ardhshme. Janë momentet finale të bisedimeve.
Po ashtu, nuk ka dyshim në hapin e radhës për Atleticon. Skuadra spanjolle po kërkon që marrëveshja me Leicester për Caglar Soyuncu të përfundohet në janar, pas marrëveshjes për një transferim të lirë në qershor. /TV Arbëria