Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit me nga dy muaj, vëllezërve, Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq të dyshuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Zëdhënësja, Mirlinda Gashi, ka thënë se vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë të premten.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha ajo.