Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Edhe LDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Edhe LDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili është miratuar javën e kaluar.

Një burim brenda kësaj partie i ka thënë gazetës Nacionale se dorëzimi i kërkesës nuk do të bëhet bashkë me PDK-së, e cila po ashtu këtë ligj sot do ta dërgon në Kushtetuese.

“Po, LDK-ja sot do ta dërgon për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. LDK-ja është e bindur se ky ligj është antikushtetues”, ka thënë burimi.

I njëjti burim nuk ka treguar kohën se kur ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese.

Javën e kaluar, kur ky ligj është miratuar në Kuvend, deputetët e LDK-së kanë qenë mjaft kritik.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, kishte thënë se ky ligj është antikushtetuese

Sipas saj, ligji është miratuar për interesa të ngushta të Qeverisë.

“Vendimet e Këshillit për ankimim nuk do të jenë definitive, nuk zbatohen. Vendimet e Këshillit nuk vlejnë për pozita të larta. Kjo s’po bëhet për shërbimin civil, kjo po bëhet për qeverinë. Qeverisë i konvenon t’i lodhë vërdallë shërbyesit civilë lart e poshtë. Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që natyra e vendimeve të Këshillit ka karakter ekzekutiv, pa asnjë kufizim. Kjo që keni sjellur është kufizim”, është shprehur deputetja e LDK-së, duke paralajmëruar dërgimin e ligjit në Kushtetuese. “Pse po e bëni këtë? Kërkoni masë të përkohshme dhe kjo nuk e prek më pas rolin ekzekutiv të vendimit të Këshillit. Vetëm e keni përmendur zbraztirë ligjore, dhe asgjë tjetër nuk e keni definu. Jo-aksidentalisht nga 5 sekretarë U.D ndërrohen në ministrat e juaja. Kjo është e mangëta e ligjit. Ky është kundër-kushtetuese. Edhe këtë ligj e ankimojmë, e di që iu japim shkas për seriale. Serialin Vetëvendosja. Imagjinoni të ankoheni që kërkojmë kushtetutshmëri. Skenarin ua kemi mësuar, por është bërë bajat. Bajat bashkë me mjegullën që po e shitni për mirëqenien e sektorit publik”, ka deklaruar Kica-Xhelili.

/TV Arbëria

Powered by WordPress