Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Edhe kjo ndodhë në Kosovë” – shoferët për t’i ikur kolonave në rrugë shfrytëzojnë trotuaret për të kaluar me vetura

“Edhe kjo ndodhë në Kosovë” – shoferët për t’i ikur kolonave në rrugë shfrytëzojnë trotuaret për të kaluar me vetura

Pasi që jemi në kohën e sezonës verore dhe diaspora është duke qëndruar në Kosovë, rrugët në vendin tonë janë stërmbushur nga veturat duke krijuar kolona kilometrike në rrugët e vendit, e për të iu ikur këtyre vonesave kosovarët si zakonisht nuk përtojnë për të gjetur zgjidhje tjera alternative.

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Prizren ku në hyrje të autostradës janë parë veturat që për t’i ikur kolonave në rrugë kanë vazhduar vozitjen jashtë rrugës duke përdorur trotuarin.

Por kjo situatë në shikim të parë edhe pse duket e çuditshme dhe e jashtëligjshme sidomos në Kosovë ndodh shpesh, ku qytetarët nuk e qajnë shumë hallin se ai shkelin rregullat e trafikut apo jo.

Me pak fjalë kjo situatë shihet shpesh edhe në vendet e tjera kudo në vendin tonë dhe organet kompetente në shumë pak raste edhe marrin masa ligjore ndaj tyre.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin se si shoferët e veturave vozitin mbi trotuar në dalje të autostradës në Prizren.

Video nga Sinjali: