Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) do ta organizojë edhe këtë vit turneun tradicional ndërkombëtar “Pavarësia”.
FboxK bënë të ditur se janë kryer të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij turneu, i cili është i 15-ti me radhë, raporton TV Arbëria.
Turneu tradicional ndërkombëtar “Pavarësia” do të zhvillohet më datën 12 shkurt, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pjesëmarrës do të jenë boksierë nga Zvicra, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
Duelet mes boksierëve fillojnë nga ora 12:00.
Gjyqtarë do të jenë Agim Shala, Agim Tahiraj, Marigona Beadini, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri dhe Luan Krasniqi, kurse delegat do të jetë Sylejman Voca.