Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edhe Haradinaj e pret zyrtarin e DASh: Aleanca jonë me ShBA-në është e përjetshme dhe e pathyeshme

Edhe Haradinaj e pret zyrtarin e DASh: Aleanca jonë me ShBA-në është e përjetshme dhe e pathyeshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se i ka pritur në takim Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming.

Haradinaj njoftoi se në takim ka theksuar rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë.  Aleanca jonë më Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme, ndërsa përkushtimi ynë si vend është i palëkundur për ta forcuar këtë aleancë çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.