Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe deputeti i Vetëvendosjes del kundër ‘QUINT’, thotë se Ura e Ibrit do të hapet

Edhe deputeti i Vetëvendosjes del kundër ‘QUINT’, thotë se Ura e Ibrit do të hapet

Ambasadorët e QUINT-it, pas takimit dje me kryeministrin Albin Kurti, treguan se nuk e përkrahin ndryshimin e statusit të Urës së Ibrit.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”.

Përkundër kësaj, nga pushteti po këmbëngulin që ura duhet të hapet.

Besim Muzaqi, deputet i Vetëvendosjes përmes një postimi në në Facebook, vlerësoi se ura do të hapet.

“Ura duhet të hapet. Ura do të hapet!”, ka shkruar ai.

Dje kryeministri Albin Kurti nuk foli pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e QUINT-it, por Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.