Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Edhe Avdullah Hoti i reagon Kurtit, ia përmend Shtëpinë e Bardhë

Edhe Avdullah Hoti i reagon Kurtit, ia përmend Shtëpinë e Bardhë

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit se “SHBA nuk mund ta përfaqësoj Kosovën”, raporton TV Arbëria.

Hoti ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova kur bashkëpunonte me vendet mike të Kosovës, njohjet për vendin, vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas tij, kjo qeveri e ka pruar punën që të gëzohemi kur ka njohje të reja.

Reagimi i plotë:

Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!
Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!

 

Kurti: ShBA-ja s’mund ta përfaqësojë Kosovën e as unë ShBA-në

Powered by WordPress