Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe AAK nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes Osmani në Kuvend

Edhe AAK nuk merr pjesë në fjalimin vjetor të Presidentes Osmani në Kuvend

Grupi Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit ku presidentja, Vjosa Osmani, do të mbajë adresimin e saj vjetor. 

Si arsye, AAK tha se Osmani ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saj unifikuese.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”.   /TV Arbëria

Powered by WordPress