Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Eddie Howe mohon se do bëhet trajner i Anglisë

Eddie Howe mohon se do bëhet trajner i Anglisë

Trajneri i Newcastle, Eddi Howe ishte një nga kandidatët për të zëvendësuar Gareth Southgate në stolin e Anglisë.

Megjithatë, tekniku i “The Magpies” ka “hedhur” poshtë këto zëra duke theksuar se ndjehet shumë i lumtur te Newcastle, dhe se nuk e kishte çuar ndërmend idenë për t’i lënë bardhezinjtë e për të drejtuar “Tre Luanët”, shkruan “Gazeta Express”.

“Për sa kohë që jam i lumtur sa jam tani, për sa kohë që ndihem i mbështetur dhe i lirë nga klubi për të bërë punën që dua të bëj në Newcastle, nuk do të mendoj asnjëherë për t’u larguar. Është një klub i jashtëzakonshëm futbolli. Unë kurrë nuk kam menduar për ndonjë skuadër tjetër dhe kam bërë shumë përpjekje për karrierën time këtu tek Newcastle”, u shpreh Howe.

Powered by WordPress