Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bën apel për ndihmën e qytetarëve në lidhje me zhdukjen e një vajze të mitur, Alisiana Shala, rreth 14 vjeç, nga komuna e Rahovecit.
Vajza mungon që nga nëntori i vitit 2025 dhe familjarët nuk kanë informacion për vendndodhjen e saj.
Që nga raportimi i zhdukjes, Policia thotë se ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative dhe hetimore, por deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.
Policia kërkon që çdo person që ka ndonjë informacion të kontaktojë menjëherë në numrin 192 (pa pagesë) ose të drejtohet te stacioni policor më i afërt. Bashkëpunimi i qytetarëve mund të jetë vendimtar për rikthimin e vajzës së sigurt tek familja e saj./Zëri