Futbollisti i Kombëtares së Japonisë, Hiroki Ito ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes miqësore sot kundër Duren.
Bayern Munchen barazoi 1:1 ndaj ekipit gjerman, Duren në ndeshjen miqësore.
Në minutën e 20’të, Ito pësoi një lëndim të rëndë dhe tashmë është konfirmuar që ai ka thyer këmbën.
“Po këmba e tij është e thyer. Ai do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë”, u shpreh drejtori i bavarezëve, Max Eberl.
Tani skuadra e Vincent Kompany synon një mbrojtës tjetër gjatë merkatos së verës. Si opsion e ka Jonathan Tah-in e Leverkusenit.
Kujtojmë që Hiroki Ito ishte transferuar pikërisht gjatë këtij afati nga Stuttgart për 30 milionë euro.