Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > E sulmuan dhe e mbajtën 12 orë në një shtëpi private, arrestohen katër shtetas turq në Prizren

E sulmuan dhe e mbajtën 12 orë në një shtëpi private, arrestohen katër shtetas turq në Prizren

Katër shtetas turq janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për sulm fizik, privim të kundërligjshëm nga liria dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 9 nëntor 2026 janë arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se fillimisht kanë sulmuar fizikisht një shtetas turk dhe më pas e kanë futur me forcë në një veturë. Viktima dyshohet se është mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private. Në cilësi të provave materiale, Policia ka sekuestruar edhe një veturë që dyshohet se është përdorur në rast.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren  01.11.2026 – 07:25. Më 09.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë për shkak se të njëjtit fillimisht e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Turqisë dhe pastaj e kishin futur në një veturë dhe e kishin mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private. Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.