Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rrëmbyen dhe e rrahën për një borxh, arrestohen dy persona në Mamushë

E rrëmbyen dhe e rrahën për një borxh, arrestohen dy persona në Mamushë

Dy persona janë arrestuar në Mamushë pasi dyshohet se e kanë nxjerrë një person nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre e më pas e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe e kanë rrahur.

Arsyeja dyshohet të ketë qenë një borxh.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

“RRËMBIM & LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”