Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rrallë| E qëlloi me kallashnikov banesën e vjehrrit të djalit, arrestohet i dyshuari nga Fieri

E rrallë| E qëlloi me kallashnikov banesën e vjehrrit të djalit, arrestohet i dyshuari nga Fieri

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi qëlloi me kallashnikov, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.

Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.