Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rëndë, u godit në zebra nga automjeti humb jetën 64 vjeçari nga Prizreni

E rëndë, u godit në zebra nga automjeti humb jetën 64 vjeçari nga Prizreni

Ka humbur jetën një biciklist 64 vjeç, pasi u godit nga një automjet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, raporton TV Arbëria.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në vendkalimin për këmbësor.

Pas aksidentit viktima është dërguar në urgjencë, ku dhe ka ndërruar jetë.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Me datë 06.07.24 rreth orës 17:40 një qytetare informoi policin për një aksident trafiku me lendime, ku një automjet kishte goditur një biciklist.
Aksidenti kishte ndodhur në vend kalimin per kembesor ne rr. Ekrem Rexha Prizren.
Eshte njoftuar Urgjenca e cila bashkë me policin kanë dal në vendngjarje.
Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pesuar lendime të rënda trupore.
Rreth orës 18:00 nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima (mashkull 64 vjeç) ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës. /TV Arbëria