Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Brezovicë. Një ortek bore ka rrëshqitur në Qendrën e Skijimit rreth orës 16:00, ku si pasojë e tij një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.
Shërbimi i Kërkimin-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar se ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa njoftojnë se është lokalizuar vendi ku ka ndodhur aksidenti dhe se po vazhdojnë operacionet e Kërkim-Shpëtimit.
“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e ShKShMKsë.
/TV Arbëria