Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > E rëndë në Tiranë! Babai vret të birin!

E rëndë në Tiranë! Babai vret të birin!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë nga babai i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në zonën e Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Sipas policisë, autori, Hekuran Gjoni, 74 vjeç, ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, Asim Gjoni ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se gjatë konfliktit mes autorit dhe viktimës, të dy kanë qenë të dehur.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.