![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Pejë.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës për ditën e enjte, thuhet se një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar nga e bija e saj.
Palët janë intervistuar, thotë policia, si dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 25.12.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në njoftim.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)