Sipas informacioneve të Malishevasot, një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë, pas orës 23:00, në fshatin Kravasari të Malishevës.
Sipas informacioneve fillestare, një burrë dyshohet se ka qëlluar me armë gruan e tij, e cila ishte shtatzënë, dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Gruaja, J. Bytyqi 24 vjeqare, ka humbur jetën, ndërsa burri i saj, E. Bytyqi 26 vjeqar, është në gjendje të rëndë.
Rasti është tragjik dhe detajet e tjera pritet të bëhen të ditura nga organet kompetente.
Malishevasot do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.