Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > E rëndë në Itali, 17-vjeçarja vret nënën e saj!

E rëndë në Itali, 17-vjeçarja vret nënën e saj!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Palermos në Itali, ku një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj.

Viktima 55-vjeçare, Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj.

Raportohet se pas marrjes në pyetje, vajza e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rënda./TV Arbëria

Themes by WordPress