Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, gruaja i ka dhënë fund jetës, duke pirë fotoksinë.
Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona teë paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.
Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.
Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem, ka të bëjë me ҫështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të tjera.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.
/TV Arbëria