Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > E quajti rastin e Martin Berishajt skandal, Abazi kritikon Mujën

E quajti rastin e Martin Berishajt skandal, Abazi kritikon Mujën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar kolegun e tij, Armend Muja në lidhje me rastin e Martin Berishajt ku është raportuar një skandal i madh financiar.

”Deklarata e deputetit Muja në TV Dukagjin sonte me ç’rast kualifikon rastin e ambasadorit Berisha si “skandal për të cilin duhet përgjigjur secili për vete”, është deklaratë skandaloze e papërgjegjshme dhe si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e denoj dhe distancohem.

Ky është një sulm direkt në shërbimin diplomatik dhe integritetin e diplomatëve“, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai i ka sugjeruar deputetit Muja që të merret me çështje sociale dhe ekonomike, duke shtuar se “fusha e politikës së jashtme kërkon durim disa vite“.

“Sygjeroj që Muja të flet për tatimet në pronë, diskriminimin në pensionet e 90ve, për mungesën e skemës së sigurimit shëndetsor, për fondin sovran, bankën zhvillimore, sigurimin jetësor të policëve dhe ushtarëve të FSK dhe implikimet buxhetore e financiare.

Natyrisht me të dhëna dhe analizë studimore jo përmendësh dhe me formë arbitrare.

Ndërsa për fushën e Politikës së Jashtme do të duhej të kishte durim disa vite“, ka shkruar Abazi. /TV Arbëria

Themes by WordPress