Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > E përplasi një grua për betoni dhe ia grabiti torbën me para, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

E përplasi një grua për betoni dhe ia grabiti torbën me para, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.C, i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Grabitja’.

I njëjti akuzohet se në vendin e quajtur ‘Parku i Lirisë’, së bashku me një person tjetër ia kishin kapur një gruaje torbën nga duart dhe gjatë tërheqjes së torbës, e kishin përplasur atë duke e lënë pa vetëdije dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gruaja në torbë kishte një iphone 6, 6 euro, kartelën mjekësore, cigaret e letërnjoftimin.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se më dt.06.10.2024, në Rr.”Sabedin Shehu” në Gjakovë, me përdorimin e forcës fizike me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete apo përsonin tjetër ka sulmuar jetën dhe trupin e përsonit tjetër përkatësisht të dëmtuarës F.B., nga Gjakova, në atë mënyre që natën kritike rreth orës 17:57 min, gjërsa e njëjta ishte duke lëvizur tek vendi i quajtur tuneli i banesës tek Parku i Lirisë, ku në dorë mbante një torbë në te cilën kishte telefonin IPHONE 6, 6 Euro para të imta, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin, i pandehuri E.C., së bashku me N.N përsonat i`a kapin torbën nga dora duke ia ngrehë me forcë dhe gjatë tërheqjes së torbës e përplasin të dëmtuarën për një shtyllë betoni e cila bie në tokë ku humbë vetëdijen, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në ekspertizën mjeko ligjore.”, thuhet në aktakuzq.