Një 46-vjeçare është arrestuar në Durrës për dy vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Policia e Shtetit, sot ka informuar se gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj shtetases A.S, dhe në lokal, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /TV Arbëria