Mbrojtësi i Manchester Cityt , Joao Cancelo , do t’i bashkohet Bayern Munichut në formë huazimi.
Marrëveshja e huazimit të Cancelos ka të ngjarë të përfshijë një opsion blerjeje, me kampionët gjermanë që janë të etur për t’i siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e 28 vjeçarit, përcjellë TV Arbëria.
Ai ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke dështuar të startojë në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Edhe lojtari tashmë mësohet se ka pranuar propozimin e gjigantit gjerman.