Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “E pamundur t’i thoja jo”, Carvajal zbulon prapaskenën me Modric

“E pamundur t’i thoja jo”, Carvajal zbulon prapaskenën me Modric

Dani Carvajal po kalon një nga momentet më të bukura në karrierë.

Momente të mbushura me tituj dhe gola.

Me Real Madridin shënoi një gol të ‘rëndë’ në finalen e Championsit, ndërkohë që gjeti edhe golin e parë me Kombëtaren.

Anësori i djathtë realizoi të tretin e Spanjës në suksesin 3-0 kundër Kroacisë në duelin debutues të iberikëve në grupin B të Euro 2024.

Festë e madhe për 32-vjeçarin, i cili zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me Luka Modric, shok dhe mik të Reali, dhe kundërshtar në Gjermani 2024.

“Doja ta ruaja fanellën e golit të parë me Spanjën, por ma kërkoi Luka Modric në fundin e takimit. Dhe sigurisht që nuk mund t’i thoja dot jo“, deklaron Carvajal duke buzëqeshur.

Spanja dhe Italia kryesojnë grupin B me nga 3 pikë, teksa Shqipëria dhe Kroacia, që do të sfidohen të mërkurën (15:00) në Hamburg, janë në kërkim të pikëve të para.